Regjim ushtarak, Panuçi ka izoluar Kombëtaren që mbrëmë. Zbulohet urdhri i djeshëm i trajnerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 17:49

Regjim ushtarak, Panuçi ka izoluar Kombëtaren që mbrëmë. Zbulohet urdhri i djeshëm i trajnerit

Nga i dërguari i “Panorama Sport” në Skoci, Ilir Cara

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, nëpërmjet një urdhri të nxjerrë që mbrëmjen e djeshme, ka vendosur të izolojë ekipin përfaqësues. Urdhri ishte i prerë dhe taksativ, askush nuk duhej të dilte jashtë hotelit.

shqiperia hampden park

Edhe ditën e sotme, lojtarët kanë dalë vetëm 30 minuta, në një fushë sportive pranë stadiumit, për të kryer një seancë të lehtë, ku edhe aty kanë qenë të ndjekur nga “security”. Pas një ore, do të bëhet mbledhja e zakonshme e trajnerit bashkë me lojtarët e tij, ku do të shpalosë edhe formacionin përpara kuqezinjve.

Ndërkohë, holli i hotelit është zbrazur, ku shumë personalitete që gjendeshin aty, janë larguar tashmë. Presidenti Duka, bashkë edhe me të gjithë të pranishmit, janë larguar drejt një lokali pranë hotelit ku gjendet Kombëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"