Regi Lushkja “karikon” Laçin për sfidën e kthimit: Me kokën lart në Belgjikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2021 | 19:59

Regi Lushkja “karikon” Laçin për sfidën e kthimit: Me kokën lart në Belgjikë

Regi Lushkja vlerëson cilësitë e kundërshtarit që patën përballë, por i vjen keq që përfundoi ndeshja me atë rezultat, për më tepër që deri para pësimit të golit po luanin mirë. Për “Panorama Sport” ai theksoi se do të bëjnë të pamundurën në Belgjikë për të bërë një paraqitje pozitive dhe të dalin me kokën lart.

lushkja

“Cilësitë e skuadrës së Anderlehtit dihen, pasi janë një ekip me kualitete shumë të larta. Ne bëmë maksimumin tonë që të merrnim një rezultat sa më të mirë, por loja shkoi ashtu si shkoi. Në minutat e para e kishim lojën nën kontroll, por dy goditje standarde na ndëshkuan dhe aty ramë moralisht, me lojën më pas që mori një rrjedhë tjetër. Sigurisht që ne do vazhdojë të japim maksimumin tonë, ku shpresojmë që të paraqitemi sa më mirë dhe të bëjmë një ndeshje dinjitoze. Duam të dalim me kokën lartë nga sfida me Anderlehtin”, u shpreh fillimisht mesfushori i kurbinasve.

Në lidhje me mundësinë që të japin ndeshje të tilla në Europë për të spikatur, ai pohoi se edhe në këtë aspekt këto janë shumë të rëndësishme. “Këto ndeshje që luhen në Europë janë shumë të rëndësishme, sidomos për ne lojtarët e rinj, në mënyrë që të promovojmë dhe tregojmë veten. Pse jo, t’u bien në sy menaxherëve të huaj për mundësi më të mira për karrierën e tyre”, përfundoi prononcimin e tij Regi Lushkja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"