Refuzuan Shqipërinë, 2 futbollistë i bashkohen Kosovës në stërvitje: Ja arsyeja…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 18:31

Refuzuan Shqipërinë, 2 futbollistë i bashkohen Kosovës në stërvitje: Ja arsyeja…

Medjon Hoxha dhe Fuad Rahimi janë grumbulluar për herë të parë me Kosovën U-21. Të dy kanë treguar se kanë pranuar menjëherë ftesën e Kosovës. Hoxha luan për Kortrijn në Belgjikë, ndërsa Rahimi për Uil. Për “KTV” ata kanë dhënë përshtypjet e para të grumbullimit por edhe interesimin e Shqipërisë.

hoxha

Hoxha. “Kam zgjedhur vendin që e dua më shumë. Ka qenë shumë e lehtë kur ata më kanë thërritur. Edhe nëna më ka thënë që duhet të luash vetëm për Kosovën. Ka qenë e interesuar edhe Belgjika, por tashmë së fundmi edhe Shqipëria, por unë jam shqiptar i Kosovës dhe duhet të vija këtu. Kam luajtur me të gjitha kategoritë në Kortrik dhe shpresoj që të shkoj te kombëtarja A”

rahimi

Rahimi: “Më kanë pritur shumë mirë. Njoh 2-3 futbollistë dhe më folën fjalë të mira. Kam më shumë lidhje me Kosovën dhe janë ata që kanë treguar më shumë interes.”

Hoxha luan në pozicionin e mesfushorit të qendrës, ndërsa Rahimi si qëndërmbrojtës. Ata presin të debutojnë kundër Irlandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"