Refuzojnë ofertë nga Bundesliga, klubi grek i lojtarit të Shqipërisë mendon për të ardhmen e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 9:29

Refuzojnë ofertë nga Bundesliga, klubi grek i lojtarit të Shqipërisë mendon për të ardhmen e tij

Enea Mihaj është një nga mbrojtësit me shumë të ardhme. I tillë është cilësimi që kanë bërë në Kombëtaren shqiptare kur e bindën të vishet kuqezi, por mbi të gjitha edhe skuadrat greke. Qendërmbrojtësi kuqezi, së fundmi ka përfunduar në radarët e ekipeve gjermane, por edhe ato holandeze.
enea mihaj
Të gjendur nën presionin e skuadrave të huaja që duan shërbimet e tij, drejtuesit e PAOK-ut kanë bërë edhe planin se çfarë do të bëjnë me të ardhmen e qendërmbrojtësit kuqezi. Nga ajo që bëhet me dije në mediat greke, në adresë të shërbimeve të Enea Mihajt, ka pasur një ofertë konkrete nga skuadra e Mainxit, për të cilën PAOK ka refuzuar të thotë “po”. Momentalisht, ekipet gjermane janë në avantazh me ofertat e tyre, teksa edhe Mainx kishte ofruar mundësinë e marrjes në huazim me opsione blerjeje. Mirëpo, kjo mënyrë transferimi është refuzuar nga grekët.
Mihaj
Mediat helene kanë bërë me dije se skuadra greke e ka në plane shqiptarin dhe momentalisht mendon vetëm të ketë një transferim për të që mund t’i japë hapësira dhe shanse që të luajë dhe të rritet. Kjo për faktin se kanë shpresa që në të ardhmen ai të bëhet një shtyllë e mbrojtjes për PAOK-un. Mihaj ka debutuar me Kombëtaren shqiptare dhe është gjithashtu një nga alternativat në konsideratë për kuqezinjtë, edhe pse së fundmi, konkurrenca në këtë repart është shtuar ndjeshëm me Kumbullën e Gjimshitin që imponohen falë asaj që po tregojnë në Serinë A

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"