“Refuzoi të ma jepte fanellën”, ja kush është portieri i vetëm i Serisë A që i priti penalltinë Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 18:43

“Refuzoi të ma jepte fanellën”, ja kush është portieri i vetëm i Serisë A që i priti penalltinë Ronaldos

Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo ka refuzuar të shkëmbejë fanellën me portierin e Kievo Veronas, Stefano Sorrentino, sepse ky i fundit arriti t’i priste penalltinë portugezit.

sorrentino

Bëhet fjalë për ndeshjen e janarit 2019 në Torino, ndërsa penalltia e pritur e bëri Sorrentinon portierin e vetëm në Serinë A që i ka pritur penallti portugezit.

sorrentinoo

“Ramë dakort të shkëmbenim fanellat, por ai ishte i mërzitur pas humbjes së penalltisë. Nuk i kishte ndodhur kurrë në Itali.

U takuam në tunelin e dhomave të zhveshjes, ku më dha dorën dhe më përgëzoi. Por kishte një fytyrë të vrenjtur dhe nuk ma dha fanellën. Në fund mora atë të Dibalas,” tregoi 41 vjeçari për “Sky Sport Italia”.

 

stefano

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"