Refuzoi “Djajtë” e Mançesterit, babai i Halandit: Tim bir duhet ta dojë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 11:42

Refuzoi “Djajtë” e Mançesterit, babai i Halandit: Tim bir duhet ta dojë…

Babai i Erling Halandit, Alfe-Inge, i ka lëshuar një shigjetë klubit të Mançester Junajtid, duke pretenduar se i biri i tij zgjodhi Borusian e Dortmundit, sepse i gjithë klubi e donte atë. Sulmuesi norvegjez, i cili kishte shënuar 28 gola me Red Bull Salcburgun përpara se të transferohej në Gjermani në merkaton e janarit, ka vazhduar të shkëlqejë edhe në Bundesligë.

Haland

Për të siguruar shërbimet e talentit, përfshirë Mançester Junajtidin që dukej edhe favoriti në një moment, me trajnerin Ole Gunar Solskjaer i cili negocioi personalisht me bashkatdhetarin e tij. Trajneri i “Djajve të kuq” ka punuar me Halandin te Molde dhe nuk e fshehu interesin e tij për sulmuesin. Por babai i 19-vjeçarit pranon se ai kishte frikë për të ardhmen e të birit nëse Solskjaer do të shkarkohej nga stoli i Junajtid.

“Ti nuk e di kurrë sesi do të shkojë në klube të tjera. Mund të kishte qenë një lëvizje e suksesshme gjithashtu”, tha ai për TV2. “Ne nuk do të marrim kurrë një përgjigje për këtë. Por jemi shumë të lumtur me klubet që ai ka qenë. Ti duhet të shkosh në një skuadër ku i gjithë klubi të dëshiron dhe jo vetëm trajneri.

Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, përveçse rezultateve të klubit në pesë apo dhjetë vitet e fundit dhe se çfarë drejtimi ka marrë ai”. Haland ka vijuar të shfaqë formën fantastike që kur u transferua në Dortmund, duke shënuar 12 gola në 11 ndeshjet e para përpara se të shpërthente epidemia e Koronavirusit, që e ka nxjerrë futbollin nga normaliteti i tij. Junajtid mbetet admirues i sulmuesit nordik dhe nuk përjashtohet që të tentojnë ta transferojnë në “Old Trafford” gjatë merkatos së verës.

Babai i Halandit luajti për dy klubet rivale gjatë karrierës së tij, për Mançester Sitin dhe Lidsin, madje u përfshi edhe në një incident me Roi Kinin, kur ky i fundit pretendoi se e dëmtoi qëllimisht kundërshtarin e tij gjatë derbit të Mançesterit. Kapiteni i “Djajve” tha më vonë se ai donte ta dëmtonte Halandin si hakmarrje për një ndërhyrje të mëpërparshme.

PËRGATITI: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"