Refuzoi Barçën e Atletikon, sulmuesi i Interit bëhet gati për të fituar titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 11:11

Refuzoi Barçën e Atletikon, sulmuesi i Interit bëhet gati për të fituar titullin

Lautaro Martinez do të nisë të pestin sezon të tij me fanellën zikaltër, këtë herë edhe më i pjekur dhe më i lidhur me fanellën. Imazhi i fundit i tij në sezonin e kaluar ishin lotët para tifozërisë së tij për humbjen e titullit në javën e fundit me Barelën që e inkurajonte duke i thënë se do e provonin sezonin e ardhshëm. E ndërsa sezoni mbërriti, tani është radha e argjentinasit që të tregojë se vitin e kaluar kur ka arritur edhe rekordin e tij më të mirë të golave ishte vetëm nxehmje për atë që do të vijë.

LAUTARO

“LULA”- Këtë vit 24-vjeçari do të bashkohet me binjakun e tij të sulmit, Lukakun, me të cilin ka pasur dy sezone shumë të mira nën urdhrat e KonteS. Fakti që maksimumin e tij tek Interi e ka arritur pa belgun ngjalli në fillim dyshim mbi bashkëjetesën mes tyre, por faza përgatitore konfirmoi se kimia mes tyre ka ngelur e njëjta.

Tani argjentinasi mund të tregojë një anë të tij që viti i parë me Inzagin nuk ia lejonte, pasi i duhej të ishte pikë referimi për skuadrën. Me mbërritjen e Lukakut, do TA ketë ky i fundit detyrën që të plotësojë hapësirën e zonës dhe të tërheqë apo të luftojë me kundërshtarët duke i dhënë Lautaros më shumë hapësirë dhe liri veprimi.

BESNIKËRIA – Por ndërsa sytë e tifozëve për të mbërritur te titulli janë drejtuar te “LuLa”, “Demi” ishte nga ata që ka mbajtur gjallë shpresat e tyre edhe në kohërat më të errëta.

Në verë kur Dibala kërcënonte vendin e tij, kur Barcelona dhe Atletiko Madridi trokisnin për ta bindur të linte Interin, argjentinasi premtonte besnikëri dhe ashtu bëri.

Nënshkrimi i rinovimit nuk rezultoi një lëvizje boshe, por një premtim i mbajtur që tani është një hap më shumë drejt titullit kampion, ai titull që në maj e bëri të derdhte lot dhe që nga sot është përsëri aty për t’u fituar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"