Refuzoi Atalantën dhe klubet e Premier Ligës, Armando Dobra: Ja pse i qëndrova besnik Ipsuiçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 22:39

Refuzoi Atalantën dhe klubet e Premier Ligës, Armando Dobra: Ja pse i qëndrova besnik Ipsuiçit

Armando Dobra është një nga talentet e shumtë shqiptarë, që pritet të kenë një të ardhme të ndritur. 19-vjeçari nënshtroi pak dit më parë një kontratë 3 vjeçare, me klubin e Ipsuiçit, duke i mbyllur derën interesimit të klubeve si Atalanta, Aston Vila, Sauthempton, etj. Në një prononcim të fundit, Dobra ka shpjeguar pse bëri këtë zgjedhje, teksa  u shpreh:

auto_dobra1590215097

“Jam vërtet shumë i lumtur që i kam zgjidhur gjërat me kontratën e re dhe tani thjesht dua të përqendrohem në futboll, duke i treguar trajnerit që meritoj të luaj.

dobra

Kjo ishte një pjesë e madhe e vendimit tim, sepse klubi u jep shumë shanse lojtarëve të tyre të rinj dhe unë e di që nëse stërvitem mirë dhe performoj mirë, atëherë do të marr mundësinë time për të luajtur”.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"