Refuzoi 50 milionë euro në verë, zbulohet shifra që kërkon Interi për titullarin në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2023 | 17:32

Refuzoi 50 milionë euro në verë, zbulohet shifra që kërkon Interi për titullarin në janar

Milan Skrinjar është bërë gati t’i thotë lamtumirë Interit pasi nuk do të jetë pjesë e zikaltërve. Nëse kjo lamtumirë do të jetë në janar, apo në verë, kjo mbetet për t’u parë, por fjalët e menaxherit të tij nuk lënë hapësira për vijimin e bashkëpunimit.

skrinjar lautaro

Klubi mendonte se mund të bindte lojtarin për firmën, ndaj në verë refuzoi 50 milionë euro për mbrojtësin nga PSG. Por tashmë është thuajse i detyruar që të gjejë një blerës për të në janar, që të mos e humbasë me parametër zero në verë.

Zikaltrit mësohet se kanë trokitur në dyert e parisienëve të bindur se ata duan me çdo kusht lojtarin. Mediat italiane raportojnë se kanë kërkuar 20 milionë euro për të lënë lojtarin të largohet që në janar. Por ata kanë marrë një “jo” të prerë nga parisienët, të cilët janë të gatshëm të presin deri në qershor, pasi kanë një akord me vetë futbollistin për atë periudhë . Vëmendja e tyre në këto momente i është kthyer përforcimeve në sulm, ku kërkojnë një zëvendësues për Sarabia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"