Refuzoi 2500 euro nga Laçi, futbollisti i Shkëndijës transferohet te kampionët bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 22:32

Refuzoi 2500 euro nga Laçi, futbollisti i Shkëndijës transferohet te kampionët bardheblu

Skuadra kampione e Shkupit, ka bërë një lëvizje të zgjuar në merkato, duke afruar mbrojtësin e djathtë Angelç Timovski, që së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.

Shkendija

Pasi shkëputi kontratën me “kuqezinjtë” shumë skuadra u vunë pas futbollistit me origjinë nga Probishtipi, i cili në fund zgjodhi kampionët bardheblu.

Sipas “infosport.mk”, Timovski, kishte refuzuar ofertën mujore prej 2.500 eurove nga  Laçi dhe Sileksi, si dhe atë prej 2.000 eurove të Rabotniçkit.

Timovskiii

Timovski te kampionët e Shkupit do të jetë një konkurrencë e fortë për Vladica Brdarevskin, por edhe një forcë shtesë për ndeshjet europiane të skuadrës bardheblu nga Çairi. Sezonin e kaluar, mbrojtësi me fanellën e Shkëndijës luajti në 27 ndeshje, duke realizuar edhe 2 gola, ndërsa në total, në elitën e futbollit maqedonas numëron 235 ndeshje ku ka regjistruar 6 gola dhe 23 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"