Refuzohet apelimi i Ronaldos, portugezi nuk mban më: Qesharake, është persekutim!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 19:19

Refuzohet apelimi i Ronaldos, portugezi nuk mban më: Qesharake, është persekutim!

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle ka mbajtur në fuqi 5 ndeshjet pezullim për Kristiano Ronaldon, pas kartonit të verdhë të dyfishtë dhe të kuqit që i tregoi gjyqtari De Burgos Bengoeçea gjatë ndeshjes me Barcelonën në Superkupën e Spanjës. Reali kishte apeluar me shpresën që ta kishte në fushën e lojës që sot, në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, por ka marrë përgjigje negative.

ronaldo

Portugezi do të jetë i detyruar të qëndrojë pushim përveç ndeshjes së sotme në Superkupë, edhe në duelet ndaj Deportivo La Korunjës, Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit.

ronaldo

I pari që ka reaguar pas publikimit të vendimit ishte vetë Ronaldo, me një mesazh në Instagram. ”E pamundur që të qëndrosh i qetë pas kësaj situate. 5 ndeshje! Më duket e ekzagjeruar dhe qesharake, kjo mund të quhet persekutim. Faleminderit shokëve të mi për mbështetjen dhe për të gjithë tifozëve”, ishin fjalët e futbollistit të Realit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"