Refik Halili nuk paraqitet në FSHF, dështon ballafaqimi me Muzakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2017 | 12:43

Refik Halili nuk paraqitet në FSHF, dështon ballafaqimi me Muzakën

Ditën e sotme ishte programuar të zhvillohej seanca e parë e ballafaqimit në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit mes mesfushorit Gjergji Muzaka dhe presidentit të Tiranës, Refik Halili. Por pavarësisht axhendës, kjo seancë nuk është zhvilluar dhe është shtyrë për t’u mbajtur në një ditë tjetër.

muzaka123

Arsyeja për moszhvillimin e ballafaqimit të parë mes Muzakës dhe Halilit është se presidenti i Tiranës nuk është paraqitur në zyrat e Federatës siç i ishte kërkuar nga DhZK. Nga ana tjetër, futbollisti Gjergji Muzaka, i cili është dhe ai që ka bërë kërkesën në Federatë për pagat e pamarra nga bardheblutë, ishte i pranishëm për të zhvilluar përballjen me presidentin para komisionit të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"