Referendumi përçan Barçën, dorëhiqet zëvendëspresidenti Karles Vijarubi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2017 | 12:22

Referendumi përçan Barçën, dorëhiqet zëvendëspresidenti Karles Vijarubi

Jo vetëm një çështje politike, por edhe sportive… Referendumi për pavarësinë e Katalunjës nga Spanja ka bërë që një impakt të fortë të ketë edhe në klubin që përfaqëson këtë zonë, Barcelonën, e cila dje ka parë që të shpërthejë edhe një debat i fortë në klub.

Vijarubi

Nëse mbrojtësi Xherard Pike kishte vendosur se nuk donte të zbriste në fushë, ashtu sikurse donin fillimisht edhe i gjithë klubi, apo edhe institucionet sportive e politike të zonës së Katalunjës, ishte Federata Spanjolle e Futbollit ajo që kërcënoi.

Nëse nuk zbrisnin në fushë, siç konfirmon edhe presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, “skuadra jo vetëm do të humbte në tavolinë, por mund të dënohej jo me 3, por me 6 pikë”. Madje, për më shumë, u urdhërua që të luhej edhe me dyer të mbyllura, si rrjedhojë e masave të sigurisë, duke parë presionin që vinte nga “rruga” dhe ngjarjet që po ndodhnin.

BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 01: Lionel Messi of FC Barcelona plays the ball during the La Liga match between Barcelona and Las Palmas at Camp Nou on October 1, 2017 in Barcelona, Spain. The match is played with empty stands after the events occured in Catalonia during the voting of a independence referendum declared illegal and undemocratic by the Spanish government. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Pikërisht kjo ka bërë që në zyrat drejtuese të Barcelonës të shpërthente një debat i madh, i cili ka çuar zëvendëspresidentin institucional, Karles Vijarubi, që të paraqiste dorëheqjen e parevokueshme. “Fakti që ne nuk donim të luanim kundër Las Palmasit, por kërkuam shtyrjen e ndeshjes, ishte diçka normale, por ne ramë pre e një kërcënimi dhe skuadra jo vetëm zbriti në fushë, por pranoi që të luhej edhe me dyer të mbyllura.

carles-vilarrubi-barcelona-vice-president_aml79jok2ob619113uuv4xe9o

Duhet ta dimë mirë se të luash pa tifozë shkakton një dëm ekonomik për klubin, prandaj unë nuk doja të bëhesha palë e atyre që nuk përballonin presionin dhe paraqita dorëheqjen”, tha Vijarubi.

PROVOKON LAS PALMASI – Për të mos u bërë palë e kundërshtarit dhe e zonës së Katalunjës, edhe skuadra e Las Palmasit kishte vendosur që të provokonte idenë e referendumit dhe vetë Barcelonën.

Las Palmas

Ata kërkuan leje në federatë dhe morën aprovimin që të shtonin flamurin spanjoll në fanellat e tyre, në shenjë kundërshtimi të hapur, në lidhje me pavarësinë e Katalunjës nga shteti spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"