Redon Xhixha fiton “Topin e Artë 2022” të Superiores, trofeun e ngre kapiteni Ismailgeci: Shpresoj që të ikim të gjithë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 20:27

Redon Xhixha fiton “Topin e Artë 2022” të Superiores, trofeun e ngre kapiteni Ismailgeci: Shpresoj që të ikim të gjithë…

Redon Xhixha është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022 në Kategorinë Superiore. Sulmuesi që pak ditë më parë u largua nga Tirana, për t’u transferuar te Karabaku në Azerbajxhan, ndihmoi bardheblutë me golat e tij, që të shpalleshin kampion.

topi i arte

Një trofe mëse i merituar për Xhixhën. Në mungesë të 24-vjeçarit, trofeun e ngriti kapiteni aktual i Tiranës, Marsel Ismailgeci, i cili në prononcimin e tij në këtë mbrëmje gala u shpreh:

Redon-Xhixha-1-750x417

“Me qenë se Redoni nuk është këtu më tha tiu them disa fjalë. Iu falënderon që e keni zgjedhur dhe falënderon gjithashtu dhe çunat e ekipit që e kane ndihmuar të fitojë këtë çmim.

bandicam 2023-01-27 20-28-56-170

Ne i urojmë suksese në karrierën e re, shpresoj që në të ardhmen të ikim edhe të gjithë ne jashtë siç iku ai”, u shpreh Ismailgeci.

Vlen të theksohet fakti se “Topi i Artë 2022”, u dorëzua nga ministrja Evis Kushi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"