Redi Kasa mungon në sfidën ndaj Vllaznisë, ja formacioni i mundshëm i Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2023 | 13:03

Redi Kasa mungon në sfidën ndaj Vllaznisë, ja formacioni i mundshëm i Egnatias

Redi Kasa është mungesa e vetme e Egnatias në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë në Shkodër.

343088888_619153630106811_577010110073835000_n

Sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një kontraktimi muskulor. Kjo sigurisht që e ka mërzitur pak trajnerin Tetova, pasi Kasa po kalonte një formë të shkëlqyer. Megjithatë, Egnatia është një ekip me shumë alternativa dhe gjasat janë që sot nga minuta e parë të luajë sulmuesi lituanez, Gytis Paulauskas.

Në të dyja kompeticionet, si në Kupë, ashtu edhe në kampionat, pretendimet e rrogozhinasve janë maksimale. Në këtë gjysmëfinale të parë që konsiderohet historike, Egnatia vjen me një bilanc fantastik.

Nuk ka pësuar asnjë humbje në 6 ndeshjet e luajtura të tri turet e para. Gjithashtu statistikat në favor i ka edhe kundër shkodranëve.

6542

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"