Redi Jupi: Ndeshje shumë e çuditshme e Skënderbeut, u dominua jashtë normales nga Tirana në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 23:30

Redi Jupi: Ndeshje shumë e çuditshme e Skënderbeut, u dominua jashtë normales nga Tirana në pjesën e dytë

Ish-trajneri Redi Jupi, tashmë në rolin e analistit në emisionin “Procesi Sportiv”, bëri një analizë të detajuar për sa i përket supersfidës së javës së 31-të të Kategorisë Superiores, mes Skënderbeut dhe Tiranës që përfundoi me triumfin 1-2 të bardhebluve. Jupi e cilësoi si shumë të çuditshme paraqitjen e korçarëve në pjesën e dytë, teksa u shpreh:

Redi Jupi

“Interes ka për të parë ndeshje. Darkat janë të bukura dhe të mira, po na zëvendësojnë Europianin. Temperaturat e larta dhe deri diku mungesat e tifozëve sjellin vështirësi për futbollistët që janë në fushë. Kjo ishte një javë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. E kam thënë që Tirana vetëm vetë mund ta humbë kampionatin. Kishte një diskutim nga pala e Kukësit dhe tifozeria. Mund të humbte pikë në Korçë.

Ky ishte skenari që bënin ndjekësit. Më dukej skenar pak i vështirë, me kondicionin që po kalon Tirana të humbë 3 ndeshje në 6, një skuadër që ka humbur vetëm 1 në 17 ndeshjet e fundit, është vështirë për t’u realizuar. Ishte një ndeshje pak e çuditshme, në kuptimin e plotë të fjalës. Në pjesën e parë e dominoi Skënderbeu në çdo aspekt. Mu duk sikur u përsëris ndeshja Teuta-Tirana, me një ekip agresiv. Skënderbeu ka ngjeshmëri me Teutën.

Në pjesën e parë jo vetëm që e fitoi po doli nga fusha si një dominues. Ky mu duk një limit i vogël i Tiranës. Kur ka një skuadër përpara që ka rritëm dhe intensitet dhe i bën presion, vihen në vështirësi, si çdo skuadër. Në pjesën e parë mendova që skenari mund të ishte i realizueshëm. Duhet të përballesh me skuadra që kanë interes për t’u luajtur. Pjesa e dytë ishte e çuditshme. Skënderbeu i pjesës së parë u ndërrua me Tiranën e pjesës së dytë.

Insituata për tolerime nuk duhet të them, por një skuadër që dominon aq shumë një pjesë, nuk mund të dominohet aq shumë në pjesën e dytë. Mund ta prisja nga minuta 65-70, me qenë se kishte bërë ndeshjen e Kupës të mërkurë. Ishte freskët në Korçë, nuk të bezdisin temperaturat. Ky është një konstatim i vogël. Nuk ia heq cilësitë Tiranës, i duhet të fitojë ndeshjet e veta dhe të shkojë drejt asaj rruge ku është me meritë”, u shpreh Jupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"