Rebiçit i del bërryli, shikoni sa do t’i mungojë ekipit. Pioli bëhet me “dhimbje koke”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 13:58

Rebiçit i del bërryli, shikoni sa do t’i mungojë ekipit. Pioli bëhet me “dhimbje koke”

Sikur të mos mjaftonte infektimi me Koronavirus i Zlatan Ibrahimoviçit, Milani duhet të përballet me një problem të ri nga pikëpamja e dëmtimeve të lojtarëve të tij. Në minutën e 53-të, në ndeshjen e djeshme kundër Krotones, Ante Rebiç u pengua në sprint e sipër dhe zuri krahun keq.

rebic

Nga përshtypjet e para në fushë, ky nuk është një dëmtim i parëndësishëm, megjithëse pa dyshim që do të nevojitet kontroll shtesë. Lojtari po hidhej në sulm, por duke rënë në tokë ai lëndoi krahun e tij që iu përdrodh në mënyrë të panatyrshme. Stoli i Milanit menjëherë tregoi shqetësim dhe Stefano Pioli thirri stafin mjekësor dhe të riun Kolombo, i cili më pas hyri në fushë. Me Ibrahimoviçin ende duke luftuar me Koronavirusin, Pioli e gjen veten gjithashtu pa Rebiçin që sidoqoftë doli nga terreni i blertë pa ndihmën e barelës.

Nëse mungesa e kroatit pritej në kuadër të “play off”-it të Ligës së Europës kundër Rio Aves, më 1 tetor, tashmë te Milani duhet të bëjnë llogaritë pa sulmuesin edhe në kampionat.

Fundjavën e ardhshme në “san Siro” do të udhëtojë Specia e Ismajlit, teksa më pas pushimi i kombëtareve mund të rezultojë i dobishëm për të rikuperuar disa lojtarë sepse, përveç Rebiçit, kuqezinjtë kanë edhe 7 mungesa të tjera nëpër reparte e prapavijës dhe sulmit. Duke qëndruar të sulmuesi, të dhënat e para flasin për një dalje të bërrylit, e cila u rregullua që në dhomat e zhveshjes falë ndërhyrjes së mjekëve kuqezi.

Këta të fundit më pas e shoqëruan lojtarin në spitalin e Krotones ku grafia përjashtoi frakturën e cila do të ndërlikonte ndjeshëm planet për shërimin e sulmuesit, që gjithsesi rrezikon të mungojë rreth një muaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"