REBELËT/ Muaj mjalti dhe probleme, ja të pakënaqurit në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 18:40

REBELËT/ Muaj mjalti dhe probleme, ja të pakënaqurit në Madrid

Reali po kalon një moment mjaft të mirë në kampionat dhe në Champions. Edhe trajneri Ançeloti e ka deklaruar për mediat italiane se i duket vetja si në muajin e mjaltit. Thonë këta, situata në Madrid nuk është vetëm “rozë”.

Isko

Probleme ka dhe janë të dukshme, por ecuria e rezultateve ka bërë që ato të kalojnë në plan të dytë. Janë të paktën tre lojtarë të pakënaqur në Madrid. Marko Asensio, Isko dhe Marselo duket se turbullojnë disi ujërat në Madrid. Të tre këta lojtarë janë sfida e parë e teknikut italian. Ançeloti për vetë eksperiencën e gjatë ka treguar se është në gjendje të administrojë edhe pakënaqësi të tilla. Tani mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë me ta.

ASENSIO – Po e nisim me Asension, pasi është pa dyshim më kryesori nga të tre nisur dhe nga planet e klubit “merengues”. Ky është dhe rasti më i ndërlikuar për Ançelotin, nisur nga mosha e lojtarit, por edhe nga vlera e lartë e tij në merkato. Ai vlen 30 milionë euro, pa harruar se pak kohë më parë vlente 80 milionë. Ideja e parë e Ançelotit është ta zhvendosë më në qendër, pasi përpara nuk ka vend. Benzema, Viniciusi e Rodrigo e kanë “salduar” vendin e tyre. Problemi i Asensios është se në mesfushorë konkurrenca është edhe më e ashpër. Përballja me Majorkën mund të jetë shansi i tij.

MARSELO – Për Marselon gjërat duken të shkruara. Ai është në vitin e fundit dhe Reali nuk ka ndërmend të rinovojë më të pavarësisht raporteve mjaft të mira. Reali i la rrugë të lirë që të largohej që në verë, por braziliani vendosi të qëndronte. Por situata nuk është përmirësuar. Episodi kundër Seltës ku pasi luajti për disa minuta dhe u largua i nervozuar flet qartë për situatën e tij.

clipping_SXeYh6_f47e

ISKO – Edhe lojtari nga Malaga është në vitin e fundit të kontratës dhe Reali nuk e llogarit në planet e tij. Madridi është gati t’i japë duart që në janar, por problemi është se askush nuk ka trokitur në derë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"