“Realizuam objektivin”, trajneri i Erzenit: Provokim? Të gjykohen nga pamjet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 21:16

“Realizuam objektivin”, trajneri i Erzenit: Provokim? Të gjykohen nga pamjet

Erzeni mori çka deshi në Berat dhe për këtë Nevil Dede është i kënaqur. Trajneri evidenton se skuadra realizoi objektivin që i kishte vënë vetes në këtë takim.

Erzeni

“Kishim ardhur në Berat për të marrë maksimumin dhe jam shumë i kënaqur që e realizuam këtë objektiv”, tha fillimisht tekniku i shijakasve, ndërsa dha edhe një përgjigje për situatën e krijuar me tifozët vendës:

“Protestat e tifozërisë vendëse ndaj gjykimit dhe ndaj atyre veprimeve të mia që ata e cilësojnë si provokim, le të gjykohen sipas pamjeve filmike”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"