Realizoi tripletë ndaj Mançester Junajtid, heroi Salah: Duam të fitojmë gjithçka!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 9:28

Realizoi tripletë ndaj Mançester Junajtid, heroi Salah: Duam të fitojmë gjithçka!

Mohamed Salah ka përjetuar ditë shumë të bukura në Premier Ligë, por ndjesia e të larguarit nga “Old Trafford” me topin e ndeshjes vështirë të përshkruhet nga sulmuesi egjiptian.

SALAH

“Mendoj se është diçka e shkëlqyer të vish dhe fitosh 5-0 këtu. E dinim përpara ndeshjes se do të ishte e vështirë nëse nuk do të luanim ndeshjen tonë. E dinim që ata do të vinin për të dhënë gjithçka, kështu që ne duhet të ishim 100%.

U përpoqëm të luajmë futbollin tonë dhe luanim mes linjave për të krijuar më shumë raste. E bëmë këtë dhe ishim me fat që shënuam”, tha sulmuesi egjiptian, i cili sheh larg me këtë skuadër:

“Për sa kohë skuadra vazhdon që të fitojë, unë jam i lumtur që të jap më të mirën që skuadra të arrijë objektivat e saj. Golin e parë ia dhashë Keitasë ta shënonte.

E dimë se çfarë duhet për të fituar Premier Ligën. E bëmë këtë dy vite më parë. Këtu arritëm një fitore të madhe, por në fund të ditës janë vetëm 3 pikë.

Do të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje dhe ngremë titullin. Duhet të luajmë për të fituar gjithçka. Çfarë u tha në pushim të pjesës së parë? Që të vazhdojmë të shënojmë sa më shumë gola që të mundemi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"