Realizoi supergol ndaj Teutës, kapiteni Meksi: Dënimi nga UEFA? Kemi shpresa që në mars mund të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 20:15

Realizoi supergol ndaj Teutës, kapiteni Meksi: Dënimi nga UEFA? Kemi shpresa që në mars mund të…

Kapiteni i Skënderbeut, Jorgo Meksi realizoi një supergol në përballjen ndaj Teutës, në javën e parë të kampionatit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, mbrojtësi u shpreh:

Jorgo Meksi

“Besova te gabimi i portierit, ngrita kokën pashë portën bosh dhe godita topin. Të jesh kapiten i Skënderbeut të jep akoma më përgjegjësi se lojtar i thjeshtë. Çdo ndeshje duhet të jemi të motivuar dhe të vazhdojmë atje ku duhet të jetë Skënderbeu, në vendet e larta. Golin e shikova dhe e realizova.

Për çfarë luan Skënderbeu dhe si motivohen lojtarët? Kemi shpresa që në mars mund të bëhet një gjë në gjykatën e UEFA-s. Skënderbeu është një trampolinë për lojtarët që të shkojnë në Europë. Ka shumë lojtarë të rinj”, u shpreh Meksi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"