Realizoi supergol ndaj Dinamos, Hyska: Erzeni nuk është me busullën e humbur, golin ia dedikoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 15:22

Realizoi supergol ndaj Dinamos, Hyska: Erzeni nuk është me busullën e humbur, golin ia dedikoj…

Një gjuajtje perfekte me të djathtën dhe gol. Ishte Gëzim Hyska autori i kësaj kryevepre, madje në debutim. Mbrojtësi u gëzohet pikëve, ndërsa shpreson që ky të jetë vetëm fillimi për Erzenin.

Hyska

“Ajo se çfarë më kënaq më tepër, janë pikët. Sigurisht që edhe goli, për mënyrën se si shënova. Mbështetja ime e vetme përgjatë karrierës ka qenë vetëm babai im, ndaj çdo gol ia dedikoj vetëm atij. Ndalëm kryesuesit, por le të mos mbetet këtu.

Le t’i fitojmë edhe ndeshjet e tjera që kemi në dispozicion. Nuk është më Erzeni ai ekipi me busullën e humbur. Përkundrazi, do të rivalizojë me këdo. Objektivat janë realë dhe të arritshëm”, u shpreh lojtari i ardhur në janar nga Oriku.

E.DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"