Realizoi supergol me roveshatë, flet Kristjan Kushta: Kam studiuar lëvizjet e Ibrës, në stërvitje nuk ia dola asnjëherë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 19:41

Realizoi supergol me roveshatë, flet Kristjan Kushta: Kam studiuar lëvizjet e Ibrës, në stërvitje nuk ia dola asnjëherë

Pas atij supergoli të shënuar me roveshatë, pak ditë më parë, sulmuesi shqiptar, Kristian Kushta është nga më të përfolurit në mediat greke. Futbollisti realizoi një gol spektakolar, alla-Ibrahimoviç, në ndeshjen e Ligës së Dytë greke, Karaiskakis-Ierapetra, me shqiptarin që aktivizohet me këta të fundit këtë sezon.

kushta

23-vjeçari sezonin e kaluar ishte pikërisht pjesë e Karaiskakis, nga të cilët u largua në verë. Pas supergolit të shënuar, Kushta është në qendër  të vëmendjes në Greqi dhe për këtë arsye “Gazzetta.gr”, ka nxituar për t’i marrë një intervistë sulmuesit. Në intervistën e tij, Kushta ka zbuluar se është një tifoz i Ibrahimoviçit dhe shton më tej se i ka studiuar lëvizjet e suedezit. Gjithashtu lojtari zbulon edhe shakanë që bënë ish-shokët e skuadrës dhe fjalët që i thanë.

“Kur e pashë që po vinte topi, mendova se ishte momenti i duhur për të gjuajtur. E kisha provuar disa herë në stërvitje, por nuk e realizova asnjëherë! Unë jam një tifoz i madh i Ibrahimoviçit dhe i kam studiuar lëvizjet e tij, nuk mund ta mohoj këtë. Jam agresiv dhe kur shikoj ndeshjet, analizoj lëvizjet e lojtarëve të mëdhenj. Unë psh. kam parë atë që ka bërë Ibra dhe u përpoqa ta kopjoja. Askush nuk e besonte atë që kisha bërë.

Fati donte që të shënoja ndaj ish-ekipit tim, dhe kundërshtarët më thanë: ‘Me ne e gjete të shënosh ore sh***dhatë’, me shaka. Telefoni për herë të parë më ra më shumë herë se për ditëlindjen. Faleminderit të gjithëve për mesazhet e shumta, por dua të përqendrohem më shumë të familja ime, që më ka përkrahur gjithmonë.”, u shpreh Kristian Kushta.


PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

http://www.panorama.com.al/sport/video-talen6ti-shqiptar-cmend-greqine-shenon-gol-alla-ibrahimovic-me-roveshate/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"