Realizoi sërish gol me fanellën e Sauthemptonit, Broja: Mora asist fantastik, mbrojtësit s’më kapnin dot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2022 | 14:28

Realizoi sërish gol me fanellën e Sauthemptonit, Broja: Mora asist fantastik, mbrojtësit s’më kapnin dot

Në mbyllje të sfidës, Armando Broja tregoi se çfarë mendonte te goli që shënoi si dhe shprehet se është nder që të luajë në Premier Ligë.

BROJA

“E nisëm fort ndeshjen, shënuam të parët dhe vazhduam me një presing të çmendur. Të luash në shtëpinë tënde, përballë fansave të jep një marsh tjetër.

Goli? Ishte një top fantastik nga Romeu, e dija që mbrojtja ishte e hapur dhe kështu që nuk mendoja se do të më kapnin nga atje. Ishte një gol i bukur dhe jam i lumtur”.

Ndërsa për eksperiencën e tij në Angli Broja u shpreh: “Është një nder të luaj në Premier Ligë, për një klub kaq të mirë dhe të jem pjesë e një klubi me lojtarë të tillë. Jam shumë mirënjohës që jam këtu.

Unë po përpiqem që të ndihmoj ekipin dhe të shënoj sa më shumë, kjo është gjithçka që mund të bëj”, përfundoi për “BBC” Broja pas fitores së djeshme.

HAZENHYTEL

Në përfundim të takimit nuk munguan edhe komentet nga trajneri Hazenhytel, i cili shprehet se kjo ishte ndeshja më e mirë e sezonit dhe se Broja po tregon se sa i rrezikshëm është për kundërshtarët.

“Ai është një kërcënim i madh për mbrojtësit. Këtë sezon nuk ka luajtur ndeshje të dobëta. Sot ai tregoi sërish se sa i rrezikshëm bëhet për kundërshtarin. Jam shumë i lumtur për lojën e tij”, u shpreh trajneri i Sauthemptonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"