Realizoi objektivin, trajneri i Turbinës: Dua të qëndroj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 14:23

Realizoi objektivin, trajneri i Turbinës: Dua të qëndroj

Turbina ishte e rrezikuar për rënien disa javë para mbylljes së kampionatit, por në fund ia doli të mbijetonte, madje edhe pa ndeshje shtesë.
vladimir-gjoni
Realizimi i objektivit e ka entuziazmuar pa masë trajnerin Vladimir Gjoni, i cili për “Panorama Sport” është shprehur: “Jam mjaft i kënaqur që arritëm objektivin e mbijetesës. Kemi bërë punë të mirë të gjithë, që nga lojtarët, presidenti dhe bashkia. I falënderoj këta faktorë, që bënë më të mirën për ekipin. E meritonim qëndrimin. Kemi luftuar deri në fund, nuk u dorëzuam asnjëherë, duke treguar shpirt gare të lartë në çdo ndeshje. Para se të nisim përgatitjet, do të flas me presidentin Gjoka për të ardhmen, pasi është ai që vendos. Dëshira ime është të vazhdoj me Turbinën. Shpresoj shumë që gjërat për mua të vazhdojnë pozitivisht, pasi më pëlqen ta drejtoj këtë skuadër”.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"