Realizoi në finalen e Superkupës ndaj Vllaznisë, flet Aleksi: Jemi si një familje, shpresoj që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 21:50

Realizoi në finalen e Superkupës ndaj Vllaznisë, flet Aleksi: Jemi si një familje, shpresoj që…

Pas triumfit në Superkupën e Shqipërisë me rezultatin 3-0 ndaj Vllaznisë, ka folur në mikrofonat e “Gol pas Goli”, Albano Aleksi i cili ishte dhe autori i golit të parë të takimit deklaroi se ishte një finale e rëndësishme dhe se nga lojtarët e ri pret shumë:

bandicam 2021-08-28 20-17-05-651

“Ishte një finale e rëndësishme, edhe pse në media qarkullonin lajme ne e fituam dhe dominuam.

Janë bërë ndryshime, por edhe këto lojtarë që kanë ardhur tani jemi bërë si familje dhe shpresoj që të bëjmë edhe me këto lojtarë atë arritje që kanë bërë ato që u larguan.

Ndihem shumë mirë këtu, ardhja e Kallakut na ndihmoi shumë në sulm. Karakteri im është kështu dhe grinta e fortë e bën që të marr kartona. Ky trofe shkon për familjen time.”, përfundoi Albano Aleksi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"