Realizoi në Champions ndaj Viktoria Plzen/ Xheko thyen një rekord të ri, boshnjaku që kur është transferuar në Itali…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2022 | 10:12

Realizoi në Champions ndaj Viktoria Plzen/ Xheko thyen një rekord të ri, boshnjaku që kur është transferuar në Itali…

Interi arriti të merrte fitoren e parë në Champions ndaj Viktoria Plzen në transfertë me rezultatin 0-2, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve.

XHEKO 1

Golat për ekipin zikaltër u shënuan nga Edin Xheko në minutën e 20′ dhe Denzel Dumfris në minutën e 70′. Me golin e realizuar mbrëmjen e djeshme, Edin Xheko ka thyer një rekord të ri.

Sipas faqes së specializuar, “OPTA Paolo”, sulmuesi boshnjak i ka shënuar 7 gola Viktoria Plzenit me fanellat e Romës dhe Interit.

Që kur është transferuar në Itali, asnjë skuadre nuk i ka shënuar kaq shumë gola.

Një statistikë e veçantë kjo për 36-vjeçarin boshnjak.

Ky ishte goli i dytë për Edin Xhekon në të gjitha kompeticionet në këtë sezon në 8 ndeshje, ku përveç çekëve të Viktorias, ka bërë gol edhe në derbin e humbur ndaj Milanit me rezultatin 3-2.

Gjithashtu boshnjaku ka dhuruar edhe një asist për shokët e skuadrës.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"