Realizoi ndaj Sampdorias, Lokateli: E ëndërroja golin, kemi treguar vetëm 50% të potencialit tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 21:06

Realizoi ndaj Sampdorias, Lokateli: E ëndërroja golin, kemi treguar vetëm 50% të potencialit tonë

Manuel Lokateli u shpall njeriu i ndeshjes së djeshme, teksa përveç lojës së mirë në mesfushë, futbollisti gjeti më në fund edhe golin e parë me bluzën e Juves. Ky mund t’i japë një shtysë edhe në vazhdim, jo vetëm numrit 27, por gjithë ekipit, siç konfirmon 23-vjeçari.

LOKATELI

“Loka”, goli i parë si dashuria e parë. Nuk harrohet kurrë apo jo?

Këtë emocion nuk do ta harroj kurrë, sepse e kam ëndërruar që në moshë të vogël të shënoj në stadiumin e skuadrës për të cilën bëj tifozllëk. Kjo është shtëpia jonë, e të gjithë juventinëve, ndonëse sot më shumë sesa goli im ishin tri pikët e radhës, për t’i dhënë vazhdimësi kampionatit. Mendoj se bëmë një tjetër hap të madh përpara.

Fituat, por sërish pësuat dy gola. Çfarë mungon për të marrë tri pikët në një mënyrë më pak shqetësuese?

Jemi të lumtur për tri pikët, por është e vërtetë se kemi ende probleme. Mendoj se deri tani skuadra ka treguar vetëm 50 për qind të potencialit të saj. Na mungon pak vëmendje, por në sulm dimë se si të shënojmë dhe mendoj se faza sulmuese sot (dje) bëri ndeshjen e saj më të mirë. Dibala bëri një paraqitje fantastike dhe shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze, pasi ai është lideri ynë.

Thuhet se Juvja ka në mesfushë shumë të rinj që duhet ende të rriten nga ana taktike. E ndueni peshën e përgjegjësive që duhet të merrni?

I vetmi këtu që na udhëheq është trajneri Alegri. Ne ndjekim ato çfarë ai na kërkon. Po, jemi një skuadër e re sivjet, por në të njëjtën kohë kemi edhe disa senatorë që na mësojmë shumë, që na stërvisin çdo ditë nga aspekti psikologjik. Ne duhet vetëm të qëndrojmë të qetë dhe të dëgjojmë çfarë na thotë trajneri.

Ky gol i parë kujt i dedikohet?

Pa dyshim së fejuarës dhe familjes sime, por akoma më shumë tifozëve bardhezinj, të cilët më pritën si mbret kur firmosa për Juven. Shpresoj e do të luftoj që t’i jap sodisfaksione të tjera tifozërisë sonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"