Realizoi “manita” në Kupë, talenti Xhixha: Golat për prindërit, po u kthej reston

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 13:00

Realizoi “manita” në Kupë, talenti Xhixha: Golat për prindërit, po u kthej reston

Laçi fiton një talent. Një prodhim i Shkëndijës së Tiranës, dje shkëlqeu në sulm dhe golat e shënuar janë dëshmi e cilësive që Redon Xhixha mbart. I papërmbajtshëm para porte, por në disa raste është treguar edhe altruist, duke menduar që të shënonin edhe shokët e tij. I riu mendon se puna disavjeçare po sjell frytet, ndërsa për gazetën tha:

Xhixha

“Dua të shpërblej mundin dhe sakrificën e prindërve të mi, që janë stërmunduar duke më formuar si futbollist pranë Shkollës së Mjeshtërisë. Tashmë që nisa rrugën si profesionist, dua t’u kthej reston, duke jua shpërblyer me gola”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"