Realizoi kundër Sherifit, Brozoviç: Zot të fatit tonë, ja çfarë na tha Inzagi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 15:17

Realizoi kundër Sherifit, Brozoviç: Zot të fatit tonë, ja çfarë na tha Inzagi

Marselo Brozoviç arriti të gjejë golin që i hapi rrugën fitores së Interit dhe si zakonisht dhuroi një paraqitje spektakolare në mesfushë. Kroati, i shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes nga UEFA, ka folur si lider në intervistën pas ndeshjes.

BROZOVIC 1

“Tashmë ne jemi padronë të fatit tonë”, ka thënë Brozo, që për ndeshjen vazhdoi: “Ne duhej vetëm të fitonim dhe e kemi bërë këtë. Jemi shumë të lumtur për mënyrën si shkuan gjërat”.

I pyetur mbi ndryshimet që ndodhën në pjesën e dytë pas shpërdorimeve në të parën, mesfushori zbuloi edhe fjalët e Inzagit në dhomat e zhveshjes:

BROZOVIC 2

“Trajneri në pushim na ka thënë vetëm tri fjali: “Duhet të keni durim”, “Duhet të lëvizni topin më shpejt”, “Të jeni të sigurt që do të shënoni”.

Pas arkivimit të ndeshjes së sotme, mendimi i parë është për përballjen e ardhshme, që do të jetë derbi me Milanin dhe 28-vjeçari ka si ultimatum vetëm tri pikët:

“Nuk më intereson si fitojmë, duhet vetëm të marrim tri pikët. Shkojmë në derbi të motivuar dhe me mendësinë e duhur”, përfundoi Brozoviç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"