Realizoi golin e parë me fanellën e Kombëtares, Ismajli: S’kemi bërë asgjë, duhet ta dimë që vetëm 2 ndeshje kemi fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:29

Realizoi golin e parë me fanellën e Kombëtares, Ismajli: S’kemi bërë asgjë, duhet ta dimë që vetëm 2 ndeshje kemi fituar

Ardijan Ismajli realizoi golin e parë me fanellën e Kombëtares shqiptare, në triumfin 3-1 që kuqezinjtë arritën në shtëpi përballë Kazakistanit. Në prononcimin pas këtij takimi, mbrojtësi i cili aktivizohet në Serinë A me skuadrën e Specias u shpreh:

Ismajli intervista

“Kemi luajtur të gjithë bashkë si grup. Nga minuta e parë te e fundit e kemi merituar absolutisht fitoren. Kemi dominuar të gjitha repartet. Mund të fitonim më thellë, por e rëndësishme është që morëm 3 pikë dhe do të vazhdojmë përpara. Atmosfera që nga dita e parë ka qenë shumë e mirë.

Pas kësaj fitoreje do të jetë shumë më e mirë. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të mërkurën. Nëse dhe aty fitojmë, që duhet të fitojmë, do të dalim të parët në grup. Nuk besoj ka eufori. Ne jemi të gjithë profesionista dhe duhet të rijmë më këmbë në tokë dhe duhet ta dimë që vetëm 2 ndeshje kemi fituar, nuk kemi bërë asgjë.

Nëse fitojmë të mërkurën, atëherë po që mund të ketë eufori, s’ka problem. Normale që kemi shanse. Luftojmë për vendin e parë dhe besoj do të marrim fitore të rëndësishme”, u shpreh Ismajli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"