Realizoi golin e fitores ndaj Interit, heroi Rodrigo: Ditëm të vuajmë si ekip, kjo bëri diferencën kundër zikaltërve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 9:26


Realizoi golin e fitores ndaj Interit, heroi Rodrigo: Ditëm të vuajmë si ekip, kjo bëri diferencën kundër zikaltërve

Një gol i ardhur nga stoli dhe ndoshta jo më kot bëri edhe diferencën mbrëmë në “San Siro”, duke qenë se nga ana tjetër Korrea nuk pati të njëjtin impakt për zikaltrit si Rodrigo. Sulmuesi brazilian vendosi me një gol në frymën e fundit ndeshjen e parë në grup, por ky sukses merr edhe më shumë vlera, pasi erdhi në transfertë një hap gjigant drejt kualifikimit për në fazën e 1/8-ave për Realin e Madridit:

rodrigo 1

“Jam shumë i lumtur, pasi morëm vërtet një rezultat të rëndësishëm, një fitore e merituar duke parë sforcon e madhe që skuadra bëri në fushën e lojës. Mendoj se ditëm të vuajmë të gjithë së bashku dhe në fund janë këto sakrifica ato që të bëjnë të shijosh edhe më shumë fitoren.

Për mua ishte një ndeshje shumë e bukur, pasi ta nisësh Champions-in me një gol timin ishte diçka që do të më vlejë mua për vazhdimësinë.

Nuk luajtëm shumë mirë? Kishim përballë Interin, jo një skuadër normale, por mendoj se trajner me fjalët e tij në pushim të ndeshjes dhe me lëvizjet e bëra nga stoli ndryshoi takimin.

Unë meritoj më shumë? Ndoshta po, sepse kur i kërkon një lojtari që të bëjë më shumë, të shënojë më shumë është normale që duhet të luajë edhe më shumë.

Gjithsesi, unë jam në dispozicion të trajnerit. Jam te Reali për të qenë gjithmonë në gatishmëri dhe për të mësuar sa më shumë nga këta kampionë në Madrid”, tha heroi i takimit, Rodrigo.

PANORAMASPORT.AL


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/