Realizoi gol fantastik ndaj Vllaznisë, mesfushori Dovuna: Bëmë superparaqitje, me pak fat fitonim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 15:01

Realizoi gol fantastik ndaj Vllaznisë, mesfushori Dovuna: Bëmë superparaqitje, me pak fat fitonim

Autori i golit për Skënderbeun, Denis Dovuna, pas ndeshjes për “Panorama Sport” u shpreh: “Për fat të mirë u kthyem te pikët dhe loja e mirë. Pas shumë peripecive, ky ishte momenti më i mirë për të reaguar. Bëmë një superparaqitje ndaj Vllaznisë dhe me pak fat mund ta kishim fituar takimin.

Dovuna goli

Gjithsesi, bëmë një paraqitje të mirë dhe e rëndësishme është të vazhdojmë kështu. Përballë ekipit të vendit të parë zhvilluam një ndeshje gati perfekte, duke e vënë në vështirësi kundërshtarin veçanërisht në pjesën e parë kur mund të kishim mbyllur takimin nëse do të ishim treguar të saktë në finalizim.

Dovuna

Ndaj, ky takim duhet të na shërbejë si reflektim për javët në vijim dhe nëse luajmë kështu, mund të arrijmë të plotësojmë objektivat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"