Realizoi gol “alla Insinje” ndaj Tiranës, Imeri: Me Kukësin nuk ishim ne! Në momentin e fundit mu prish transferimi jashtë Shqipërisë, më pas zgjodha… Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:38

Realizoi gol “alla Insinje” ndaj Tiranës, Imeri: Me Kukësin nuk ishim ne! Në momentin e fundit mu prish transferimi jashtë Shqipërisë, më pas zgjodha… Egnatian

Mesfushori Demir Imeri, realizoi një gol “alla Insinje” në barazimin 1-1 që skuadra e Egnatias arriti në transfertë ndaj Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, 25-vjeçari u shpreh:

bandicam 2021-09-19 16-13-01-116

Të jem i sinqertë morëm një goditje me Kukësin. Pika me Tiranën vlen shumë. Goli ishte motivim plus për mua. Na bën mirë që të ecim përpara.

E dimë kualitetin që kemi në ekip. Ndaj Kukësit nuk ishim ne. Donim të tregonim karakter dhe këtë gjë e treguam. Besoj se gradualisht do të rritemi, duke punuar.

Me klubin e Vllaznisë nuk arritëm të rinovojmë dot, kisha dhe oferta të tjera në Superiore, isha gati për tu transferuar jashtë, në momentin e fundit u prish. Më pas erdhi Egnatia, një klub me ambicie, që më bindi”, u shpreh Imeri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"