Realizoi eurogol në pjesën e parë, Ndreca: Këtë goditje ma ka falur Zoti, dedikim special për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:24

Realizoi eurogol në pjesën e parë, Ndreca: Këtë goditje ma ka falur Zoti, dedikim special për…

Edison Ndreca realizoi një eurogol me të majtën në minutën e 39-të të sfidës ndaj Kastriotit. Në një prononcim për “Gol pas Goli”, pas triumfit 3-1 ndaj krutanëve, futbollisti i Kukësit, u shpreh:

Ndreca

“Unë me të vërtet jam mbrojtës, por më pëlqen ta sulmoj portën, këtë goditje ma ka falur Zoti. Shpresoj të mos jetë i vetëm të Kukësi dhe të vazhdoj të shënoj. Do të bëj maksimumin çdo ndeshje. Mjafton të fitojë ekipi dhe të bëjmë prezenca të mira, sepse golat do vijnë.

Sot jemi në vend të parë, por sot ishte vetëm ndeshja e radhës, i marrim një nga një. Shpresojmë të fitojmë. Kukësi gjithmonë është futur për objektivat madhore, ne do të bëjmë maksimumin për të kapur objektivat.

Kam shënuar edhe kur isha me Ballshin ndaj Kastriotit dhe nuk kam festuar, por tani u bënë 2 sezone që jam larg Krujës dhe e pashë të arsyeshme të festoja. Këtë gol ia dedikoj trajnerit të dytë, ai ma ndolli, më thoshte gjithë javën që ke për të shënuar dhe kështu ndodhi”, u shpreh Ndreca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"