Realizoi dopietë në kampionat, shikoni statistikat spektakolare dhe notën e Sokol Cikalleshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 16:47

Realizoi dopietë në kampionat, shikoni statistikat spektakolare dhe notën e Sokol Cikalleshit

Sokol Cikalleshi ishte heroi i Koniasportit në triumfin 2-3 që skuadra turke arriti në kampionat ndaj Malatjaspor. Bomberi kavajas realizoi dopietë me kokë në minutat 80 dhe 84-t, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

cIKALLESHI FESTA

Shqiptari është vlerësuar me notën 8.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Cikalleshi në 3 goditje drejt portës 2 arriti t’i dërgonte në rrjetë, teksa një statistikë që ia vlen të theksohet është ajo e driblimeve, ku sulmuesi ka rezultuar i saktë 100%. Asnjëherë kundërshtarët nuk arritën të fitonin duelet me sulmuesin e Kombëtares për sa i përket drbiblimeve.

STATISTIKAT DHE NOTA E SOKOL CIKALLESHIT, SIPAS “SOFA SCORE”, EKSKLUZIVISHT PËR “PANORAMA SPORT” 

Cikalleshi

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Dopietë spektakolare me kokë, Cikalleshi bën heroin në përmbysjen e çmendur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"