Realizoi dopietë në debutimin me Dinamon, heroi Çinedu: E kam ëndërruar gjithmonë një fillim të tillë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 16:19

Realizoi dopietë në debutimin me Dinamon, heroi Çinedu: E kam ëndërruar gjithmonë një fillim të tillë…

Sulmuesi Çinedu ishte heroi i Dinamos në triumfin 0-2 ndaj Kastriotit, duke i siguruar 3 pikë të arta kryeqytetasve. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, futbollisti ndër të tjera u shpreh:

bandicam 2021-09-12 16-15-37-975

“Është shumë e mrekullueshme. Gjithçka shkoi shumë mirë. Jam shumë i lumtur dhe ndihem komod, më jep shumë besim për të vazhduar përpara. Çdo gjë ishte komode.

Është e pabesueshme, por gjithmonë e kam ëndërruar një debutim të tillë, çdo lojtar e ëndërron.

Unë luaja në Kroaci në Ligën e Dytë, këtu është Kategoria Superiore. Ky është ndryshimi kryesor, Kategoria Superiore është më e fortë dhe ka më shumë cilësi. Gjithçka është shumë mirë, po përshtatem dita ditës. Jam i kënaqur”, u shpreh Çinedu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"