Realizoi dopietë, Enis Bardhi: Kisha ëndërruar të shënoja kundër Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2018 | 9:27

Realizoi dopietë, Enis Bardhi: Kisha ëndërruar të shënoja kundër Barcelonës

Askush nuk e priste një fitore të Levantes, por Enis Bardhi shënoi dy gola (nga një për secilin krah të portës së Ter Shtegenit) duke ndihmuar skuadrën e tij të thyente rekordin e Barcelonës (pa humbje brenda një sezoni).

MszNWesf

Shqiptari nga Maqedonia tani numëron 9 gola në La Liga. Në fund të ndeshjes, që u mbyll 5-4, Bardhi u ndal për gazetarët në zonën mikse: “Kemi një skuadër të fortë, mund të fitojmë ndaj kujtdo. Sot (dje) ishte një mbrëmje e madhe për ne. Vuajtëm shumë sepse Barcelona është mësuar të luajë në nivele të larta, por jam i lumtur. Për golat jam i lumtur, i kisha ëndërruar”, u shpreh protagonisti i Levantes, i kthyer në lider në ndeshjet e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"