Realizoi 367 gola në 665 ndeshje, ish-sulmuesi i Milanit dhe Real Madrid “var këpucët në gozhdë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:45

Realizoi 367 gola në 665 ndeshje, ish-sulmuesi i Milanit dhe Real Madrid “var këpucët në gozhdë”

Sulmuesi i njohur holandez Klas Jan Huntelar ka varur këpucët në gozhdë në moshën 38-vjeçare.

hl

Huntelar është pa klub që nga fillimi i verës pas mbarimit të kontratës me Shalken ku u transferua në janar të këtij viti. 38-vjeçari ishte një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe këtë e tregojnë shifrat, 367 gola në 665 ndeshje, me një mesatare të lartë 1 gol çdo dy ndeshje.

huntelar

Huntelar nisi karrierën tek skuadra e PSV-së në vitin 2022, duke u transferuar më pas te Herenveni, Ajaksi, Real Madrid, Milan, Shalke e përsëri te Ajaksi. Së fundmi, bomberi holandez ishte pjesë e Shalkes ku realizoi 2 gola në 9 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"