Reali zgjodhi trajnerin e ri, por çfarë do të ndodhë tani me lojtarët e Barcelonës tek Spanja?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2018 | 22:44

Reali zgjodhi trajnerin e ri, por çfarë do të ndodhë tani me lojtarët e Barcelonës tek Spanja?

Vetëm pak minuta më parë, Reali i Madridit bëri zyrtar lajmin për emrin e ri të trajnerit. Julen Lopetegui, tekniku aktual i Spanjës në Botëror, do të jetë nga përfundimi i aventurës së tij me kombëtaren në Rusi, në krye të madrilenëve për 3 sezonet e ardhshme.

lopetegi

Por, pyetja që ngrihet është se çfarë do të ndodhë tani me lojtarët e Barcelonës, të cilët ai i ka në stërvitje tek kombëtarja e Spanjës për këtë Kupë Bote në Rusi? Frika ekziston se mos ndoshta, trajneri i ri i madrilenëve, mund të favorizojë lojtarët e Realit në formacion, duke “harruar” në një farë mënyre ata të Barcelonës, apo edhe lojtarë nga ndonjë ekip tjetër spanjoll.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"