Reali tremb Çelsin për Hazardin, por do edhe mesfushorin e Totenhemit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 13, 2018 | 14:20

Reali tremb Çelsin për Hazardin, por do edhe mesfushorin e Totenhemit

Reali i Madridit po bën tentativa të “dëshpëruara” për të gjetur zëvendësuesin e Kristiano Ronaldos dhe, sipas lajmeve të publikuara nga “Express”, mund të investojë afro 200 milionë sterlina për të transferuar në “Bernabeu” lojtarin e Çelsit, Eden Hazard.

Hazard

Por, “The Sun” shkruan gjithashtu se Reali po kërkon informacione dhe ka nisur bisedimet me mesfushorin e Totenhemit, Kristian Eriksen. Ky i fundit shihet si një nga lojtarët që mund të zëvendësojë Modriçin (i cili ka shprehur dëshirën për të luajtur me Interin). Por, të dyja tentativat duken shumë të vështira për t’u finalizuar me sukses. Sepse merkato hyrëse në Angli ka përfunduar dhe dy ekipet londineze nuk kanë mundësi për të zëvendësuar futbollistët e mësipërm.

ÇELSI– Për momentin diçka e tillë duket shumë e vështirë. Blutë e Londrës larguan drejt Realit portierin Kurtua dhe duket e pamundur që të largojnë një tjetër pjesë të rëndësishme të formacionit. Hazard mund të jetë lideri i vërtetë i skuadrës së Sarrit në këtë sezon dhe mund të mësojë humë nga trajneri italian dhe skemat e tij. Trajneri nuk ka ndërmend ta lërë të largohet, por 200 milionë sterlina janë një shifër e majme dhe tunduese. Gjithçka mbetet misterioze sepse merkato e afrimeve është e mbyllur dhe në Angli lejohen vetëm shitjet për momentin. Nëse Hazard do të largohet, atëherë blutë e Londrës nuk do të kenë një zëvendësues, të paktën deri në janar.

eriksen

ERIKSEN
– Por, në Londër madrilenët po shohin edhe një tjetër mundësi për të zëvendësuar Luka Modriçin. Ky i fundit ua ka bërë të qartë drejtuesve se do të largohet drejt Interit, por për momentin “galaktikët” nuk ia japin dot lejen e këtij transferimi sepse nuk kanë mesfushorë të tjerë. Kristian Eriksen është objektivi i drejtuesve madrilenë, të cilët kanë nisur kontaktet me mesfushorin danez. Ai ka qenë prej kohësh në radarët e “galaktikëve”, por tani shihet si zëvendësuesi ideal i nënkampionit të botës, Luka Modriç.

Eriksen ka kontratë edhe për 2 vite me Totenhemin dhe këta të fundit duan që t’ia rinovojnë. Megjithatë nuk ka arritur ende gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të hedhur firmën në kontratë. Por, edhe situata e tij është e njëjtë me atë të Hazardit, pasi Totenhemi nuk ka mundësinë për ta zëvendësuar. Për më tepër, “Spërsat” këtë herë nuk bënë asnjë blerje në merkato dhe u futën në historinë e futbollit anglez.






www.minuta90.com