Reali tërmet 6-ballësh Espanjolit, Ronaldo thyen rekordin e Raulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2015 | 11:00

Reali tërmet 6-ballësh Espanjolit, Ronaldo thyen rekordin e Raulit

ronaldoRonaldo thyen rekordin e Raulit Reali i Madridit është shndërruar në një përbindësh në Primera Divizion. Në javën e tretë të kampionatit, “galaktikët” kanë dhuruar spektakël dhe goleadë duke fituar 6-0 ndaj Espanjolit. Njeriu i ndeshjes ka qenë Kristiano Ronaldo. Ylli portugez ka thyer dy rekorde falë pesëgolëshit të shënuar në këtë takim. Ronaldo “galaktik” E gjithë vëmendja dhe merita i është atribuar lojtarit më të mirë në botë, i cili shënoi tripletën më të shpejtë në historinë e Primera Divizion.

Në minutën e 7-të, 17 me penallti dhe 20-të, ai kaloi ekipin në avantazh të trefishtë. Gjithashtu, CR7 ka dhënë edhe asistin e golit të Benzemasë në minutën e 28- të. Teksa pjesa e parë u mbyll në avantazh 4-0, Reali nuk ndalet as në 45 minutat e dyta. Në këtë duel, u duk sikur Reali luante vetëm me Kristianon, i cili u motivua së tepërmi për të thyer edhe rekordin e Raulit. Në minutën e 62-të, Bejl i jep asist duke mos u treguar egoist dhe portugezi bën “pokerin” e tij duke çuar rezultatin në 5-0. Benitez bën tre ndryshime duke aktivizuar Kovaçiç, Vazkuez dhe Varane. Edhe pse Ronaldo u lodh dhe pati shënuar 4 gola, për CR7 nuk ka stol. Balancat e ekipit ishin në nivele të larta. Espanjoli nuk po merrte dot frymë nga presingu dhe 5 golat e shënuar. Në minutën e 81- të, ishte Vazkuez që shërben për sulmuesin portugez, i cili pa mëshirë ndëshkon vendësit duke vulosur në 6-0. Në tre takime, Reali grumbullon 7 pikë. Madrilenët kanë shënuar 11 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Rekordet Ronaldo shënoi pesë- golëshin e dytë në karrierë. Të parin e pati realizuar në fitoren 9-1 ndaj Granadës sezonin e kaluar. Ndërsa më i rëndësishmi është thyerja e rekordit të Raulit dhe Di Stefanos te Reali i Madridit. Ronaldo shkon në kuotën e 231 golave në 202 ndeshje kampionat me Realin. Ai ka zbritur nga froni Raulin me 228 gola dhe Di Stefanon me 216 me fanellën e “galaktikëve”. Shifrat e tij janë vërtet marramendëse, pasi në 302 ndeshje në total me Realin, ka shënuar 313 gola si dhe ka ofruar 103 asiste. Legjendari Telmo Zarra pati shënuar dy pesëgolësha në Primera Divizion, por Ronaldo e barazoi edhe këtë rekord.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"