Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 8:54

Reali tentoi deri në fund Vlahoviçin, merkatoja në Spanjë mbyllet pa zhurmë

Mund të kishte qenë goditja e dimrit, por mbeti thjesht një përpjekje e pasuksesshme ajo e Realit të Madridit për sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlashoviç. Me kaosin e krijuar te Juventusi pas dënimit të marrë, Reali i Madridit bëri sondazhet e para në lidhje me serbin.

vlaho

Mediat spanjolle pranë Realit bënë me dije se në zyrat e presidentit Perez, në orët e fundit të merkatos në Spanjë, emri i bomberit të Juventusit ka qenë në krye të listës. Ajo që ka bërë Realin të tërhiqet në fund ka qenë çmimi i kripur që do të duhej të paguante në arkat e Juventusit. Bëhej fjalë për 70-80 milionë euro, të cilat Reali nuk ishte i gatshëm t’i shpenzonte në janar. Megjithatë, mediat madrilene nënvizojnë se në fund të ditës kjo mund të ketë qenë dhe një “lojë” e “Los Blancos” për të testuar pulsin e Juventusit. Një gjë është e qartë, sipas “AS”, se në verë Reali i Madridit do t’i futet seriozisht pistës që të çon te Dushan Vlahoviç.

ASNJË LËVIZJE – Ajo që habit me Realin e Madridit qëndron në faktin se klubi i bardhë nuk ka bërë asnjë lëvizje në merkaton e janarit. Në fakt pritej ndonjë largim, por në fund të gjithë kanë qëndruar në Madrid, edhe ata lojtarë, të cilëve u përfundon kontrata me klubin në mbyllje të sezonit.

SPANJA E VARFËR – Ndërsa në Angli bëhej nami deri në orën 00:00, merkatoja e janarit në Spanjë ka qenë mjaft e varfër. Skuadrat kryesore në La Liga, Reali i Madridit, Barcelona, Sociedadi, Atletiko e Madridit, Vijarreali, Betisi kanë bërë një merkato minimaliste. Natyrisht bie në sy fakti se Barcelona dhe Reali nuk kanë afruar asnjë lojtar në janar. Katalanasit më së shumti janë fokusuar në rinovimin e kontratave me lojtarët ekzistues. Nga katër skuadrat e para në La Liga, vetëm Atletiko ka pasur lëvizje të rëndësishme me afrimin e Depait nga Barcelona dhe largimin e Kunjës dhe Zhoao Feliksit drejt Premier Ligës.20PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"