Reali s’e mendon “puçin”, është edhe në dorën e Interit. Ja llogaritë për Grupin B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:23

Reali s’e mendon “puçin”, është edhe në dorën e Interit. Ja llogaritë për Grupin B

Reali i Madridit nuk duhet thjesht të fi tojë, por edhe të bindë. Ky është një rregull i pashkruar për atë skuadër. Situata nuk është aspak komode, madje është kaotike. “Galaktikët” janë në krizë dhe e ardhmja e trajnerit Zinedin Zidan varet nga kualifikimi në fazën e 1/8-ave kundër Gladbahut.

REALIO55

Sfida me gjermanët do të luhet më 9 dhjetor dhe do të jetë vendimtare për fatin e grupit B. Të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar dhe 90 minutat e fundit janë shumë të rëndësishme. Ky është grupi më i ekuilibruar dhe më i çmendur i viteve të fundit dhe “Los Blankos” mes mundësive të shumta kanë dy ekstreme:

Të dalin të parët ose të përfundojnë të fundit në grup. Sigurisht që fitorja e Interit në Gjermani i dha më shumë mundësi Realit për ta vendosur vetë fatin e tij: Nëse fiton, vazhdon më tej, nëse barazon, varet gjithçka nga Inter-Shahtjor. Nëse humbet, mirupafshim… Në Spanjë as nuk e çojnë ndërmend hipotezën që Reali dhe Gladbahu të bëjnë “puç” kundër Interit dhe të kualifikohen të dyja.

Inter-v-ReaL-G1050

Reali nuk është nga ato skuadra, por mbi të gjitha edhe për faktin se ky “pakt” i heshtur për barazimin mund ta lërë edhe jashtë. Reali duhet patjetër që të fitojë për ta pasur vetë fatin e tij në dorë. Nëse barazon dhe Interi nuk fiton me Shahtjorin, atëherë do të eliminohet. Pak a shumë, edhe zikaltrit e kanë në dorë fatin e Realit. Prandaj më e mira është që të dyja të fitojnë dhe të vazhdojnë më tej (nëse do t’ia dalin).

PEREZ I TËRBUAR – Imazhi i Realit të Madridit nuk është për pakte dhe presidenti Florentino Perez është i tërbuar. Ekipi i tij është në krizë rezultatesh, renditet në vendin e katërt në La Liga dhe ka 3 humbje në 10 ndeshjet e fundit. Ai kërkon një fitore bindëse me gjermanët për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ve sepse eliminimi do të ishte një turp historik. Por nëse barazimi do t’i shërbejë për të shkuar më tej si një bonus, nuk do të refuzohet nga “mbretërorët”. Por fillimisht, as nuk e kanë menduar paktin me gjermanët.

Të bësh llogari përpara ndeshjeve është gjithmonë e rrezikshme, megjithatë në futboll mund të ndodhë gjithçka. E sigurt është që 90 minutat e fundit do të jenë me zemër në dorë. Në Madrid dhe në Milano do të luhet për të shkuar në ferr ose në parajsë.

Rezultatet e mundshme

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"