Reali rikthehet i frikshëm në sulm, shënon aq sa Barça, por çalon mbrojtja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 16:29

Reali rikthehet i frikshëm në sulm, shënon aq sa Barça, por çalon mbrojtja

Më në fund, Reali ka gjetur ecurinë në sulm. Ditën e djeshme me 3 golat e shënuar kundër Las Palmasit, formacioni i Zinedin Zidanit arriti në kuotën e 76 golave në 30 javë të luajtura në kampionat. Një mesatare 2.52 gola për ndeshje. Por të njëjtën kuotë golash të shënuar e ka edhe skuadra e Barcelonës.

real madrid barcelona

Diferenca mes të dyja skuadrave bëhet vetëm në mbrojtje. Katalanasit kanë pësuar vetëm 15 gola, ndërsa madrilenët 33. Kjo gjë ka ndikuar edhe në klasifikimin e përgjithshëm deri tani. Por Reali ndihet më i qetë dhe trajneri Zidan gjithashtu.

Deri në fundin e fazës së parë kishte shënuar vetëm 35 gola dhe më shumë sesa madrilenët kishin shënuar Barcelona (52), Valencia (40). Betis ishte shumë pranë me 33, po aq sa Selta dhe Sociedadi. Këto statistika nuk i shkonin për shtat një klubi që ka në sulm Bejlin, Benzemanë, Ronaldon, Asension dhe ndihmohet nga Isko, Modriç dhe Kros. Në fazën e dytë gjithçka ka ndryshuar, por është tepër vonë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"