Reali qan Higuainin, 44 gola më shumë se Benzema. Gazeta ballafaqon statistikat e sulmuesve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2018 | 17:54

Reali qan Higuainin, 44 gola më shumë se Benzema. Gazeta ballafaqon statistikat e sulmuesve

“Bernabeu” e vërshëllen, Zidan e mbron; Ronaldo e vlerëson, gazetat e kanë humbur durimin. Sezoni i ndërlikuar i Karim Benzema (vetëm 8 gola në 33 prezenca, 4 në 22 të La Liga-s) ka shtyrë të përditshmen spanjolle “AS” në një krahasim që do i pëlqejë pa dyshim bomberit të Juves, Gonzalo Higuain.

higuain benzema

PËRBALLJA – “Benzema: 44 gola më pak se Higuain që kur ‘Pipita’ është larguar”, lexohej në një nga titujt e tabloidit madrilen të ditës së djeshme. Dhe në një nga detajet: “Statistikat nuk e justifikojnë mbrojtjen që i bën Zidan”. Nga 2013-ta, viti i ndarjes mes Higuainit dhe Benzemasë, me argjentinasin që zbarkoi në Itali pasi francezi po i bllokonte hapësirat, sulmuesi aktual i bardhezinjve ka shënuar 145 gola, ndërsa ish-i Olimpikut të Lionit 101.

Viti i parë u mbyll në barazim (24 gola secili), më tej Gonzalo ka qëndruar gjithmonë në avantazh: 30 me 22, 38 me 28, 32 me 9 dhe 21 me 8 në kampionatin aktual, me madrilenin që shënon diçka më pak se 1/ 3-ta e Juventusit. Kur u largua, Higuain në Madrid kishte shënuar vetëm një gol më pak se francezi (86 me 87), por me… 20 ndeshje më pak (163 a 183). Benzema, ndërkaq, duket se nuk po i merr për bazë kritikat: gëzon mbështetjen e trajnerit, të Perezit (presidentit) dhe të Ronaldos. Megjithatë, ai që po feston është “Pipita”… dhe Juventusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"