Reali pushton për herë të 11-të Europën, mposht me penallti Atletikon (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2016 | 20:10

Reali pushton për herë të 11-të Europën, mposht me penallti Atletikon (VIDEO)


Real Madrid ka triumfuar në “San Siro” ndaj Atltikos së Madridit duke e mposhtur skuadrën e Simeones nga 11-metërshat.roanldo zidaneKoha e plotë dhe shtesë është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, ndërsa gjithçka është vendosur nga pika e bardhë ku janë gjuajtur 8 penallti.kampionet reali“Los Blankos” realizoi 5 të sakta, ndërsa Atletiko vetëm 3. Mbrojtësi spanjoll i “Los Kolçoneros” Huanfran humbi penalltinë e katërt për skuadrën, pasi topi u ndal në shtyllë. Në fund vendosi ekzekutimi i  11-metërshit të pestë të gjuajtur me mjeshtëri nga ylli portugez i Realit, Kristiano Ronaldo. Sulmuesi 31-vjeçar i jep për të dytën herë dhe të 11-ën në historinë e klubit, Realit trofeun e Champions Leagues.

Torres shpërthen në lot

Torres shpërthen në lot

Zinedin Zidane ngre trofeun e parë me skuadrën e Realit të Madridit nën petkun e trajnerit. Një arritje e madhe për teknikun francez të madrilenëve.
real madrid
Pjesa e parë – Real Madrid luan 45 minuta më të mira ku arrin dhe të realizojë me anë të kapitenit Ramos. Mbrojtësi spanjoll shënon brenda 15 minutave duke i dhënë avantazhin skuadrës. Ndërkohë nuk mungojnë dhe kundërsulmet nga kundërshtarët por pjesa e parë mbyllet 1-0. ramosNë pjesën e dytë Atletiko ka pasur rastin të barazojë shifrat në minutën e 49′ me anë të Griezmanit nga pika e bardhë, por nuk ja del. Sulmuesi francez nuk arrin ta konvertojë në gol 11-metërshin e fituar nga Torres.torresTeksa të gjithë prisnin barazimin e rezultatit, Grizeman gjuan por topi ndalet në traversë. Pas rasteve të njëpasnjëshme skuadra e Simeones ja del të barazojë me anë të Ferreira-Karrasko në minutën e 80′. Vetëm pak minuta më parë madrilenët e Zidanës kishin  rastin të dyfishonin shifrat me anë të Ronaldos.FBL-EUR-C1-REALMADRID-ATLETICOReal Madrid 1-1 Atletiko Madrid 
Golat: Ramos 15’/ Ferreira-Karrasko 80′
Penalltitë: 5-3

Formcionet zyrtare

Real Madrid: Navas, Pepe, Ramos, Marcelo, Carvajal, Kroos, Bale, Casemiro, Modrić, Ronaldo, Benzema
Trajner: Z.Zidane

Atlétiko: Oblak, Juanfran, Godín, Savić, Filipe Luís, Koke, Fernández, Gabi, Saúl Ñíguez, Griezmann, Torres
Trajner: D.Simeone

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"