Reali projekton goditjen e bujshme, gati 120 milionë euro për yllin e Atletikos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 18:07

Reali projekton goditjen e bujshme, gati 120 milionë euro për yllin e Atletikos

Tibo Kurtua u transferua te Reali si një portier që do të garantonte portën për disa sezone. Por, vetëm këtë nuk po bën belgu, i cili po kalon një moment shumë të keq në karrierë.

Kurtua

Paraqitjet e tij jo të mira, kanë bërë që madrilenët të kërkojnë për një emër të madh për katërkëndëshin e tyre.

Siç raporton “Don Balon”, Florentino Perez, presidenti i Reali është gati të bëjë një goditje të bujshme në mërkato. Shuma prej 120 milionë eurosh do t’i ofrohet Atletikos, për të siguruar shërbimet e sllovenit të Atletikos së Madridt, Jan Oblak.

oblak

Nuk dihet se sa Atletiko mund ta shiste lojtarin, dhe aq më tepër tek armiqtë e betuar të Realit.

Oblak është 26-vjeç dhe është pjesë e Atletikos që në verën e vitit 2014, kur la Benfikën dhe Portugalinë për kryeqytetasit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"