Reali piketon lojtarin e Napolit, ofron Modriçin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 20:21

Reali piketon lojtarin e Napolit, ofron Modriçin për…

Reali i Madridit edhe pse ka dy qendërmbrojtës të klasit botëror në përbërje, si Varan dhe Serxhio Ramos, kërkon që të sjellë në skuadër yllin e Napolit Kalidu Kulibali.

kalidu kulibali

Siç raporton “El Desmarque”, Reali është gati të vendosë në pjaten e Napolit, kartonin e Luka Modriçit për të bindur De Laurentisin, që të lërë të lirë senegalezin.

Padyshim që presidenti i Napolit do të kërkojë edhe para për të lënë të lirë mbrojtësin, teksa mosha e Modriçit nuk premton edhe shumë vite në nivel të lartë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës që vjen, pasi  Reali do kërkojë të rinovojë mesfushën e vetë, duke larguar disa lojtarë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"