Reali “peshkon” sërish te Çelsi, pas Rudigerit kërkon një tjetër titullar të “Bluve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 22:49

Reali “peshkon” sërish te Çelsi, pas Rudigerit kërkon një tjetër titullar të “Bluve”

Reali i Madridit ka nisur nga puna për rinovimin e skuadrës që sezonin e kaluar pas suksesit të dyfishtë në La Liga dhe Champions, me elementë të tjerë cilësor si mbrojtësi gjerman Rudiger. Sidoqoftë duket se 29-vjeçari nuk do të jetë objektivi i vetëm i madrilenëve të Çelsi, me “Los Blancos” që janë përqendruar gjithashtu dhe te mbrojtësi anglez Risi Xhejms.

xhejms

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, Reali duket se e ka piketuar 22-vjeçarin si pasuesin e Karvahal në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po studiojnë ofertën e duhur për të bindur Çelsin të lërë të lirë mbrojtësin anglez.

Trajneri Tuhel e konsideron një pikë kyçe të skuadrës dhe nuk do të dëshironte të humbiste futbollistin, i cili mund të tundohet për t’ju bashkuar ish-shokut të skuadrës Rudiger te kampionët e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"